Telegrafi

Cassano pensionet vetëm tetë ditë pas kalimit te Verona

Sulmuesi italian Antonio Cassano ka marrë një vendim të papritur teksa ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

Vetëm tetë ditë më parë ai firmosi një kontratë njëvjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A, Hellas Veronën.

Sipas raportimit të mediave italiane, 35-vjeçari e ka marrë një vendim të tillë për arsye familjare, transmeton PanoramaSport.

Sot në orën 16:00 është programuar një konferencë për shtyp ku Cassano do të sqarojë situatën në lidhje me atë çfarë ka vendosur.

Italiani në të kaluarën ishte pjesë e klube të mëdha si Roma, Real Madrid, Milan e Inter.