Telegrafi

Cassano në Serie B?

Antonio Cassano mund të jetë gati për të rifilluar karrierën e tij në Serie B me skuadrën e Virtus Entella.

Talenti i jashtëzakonisht italian, por me të meta në karakter është aktualisht një agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Sampdorian me pëlqim të dyanshëm.

Ai nuk ka luajtur gjithë sezonin dhe nuk pranoi një transferim jashtë vendit, duke hedhur poshtë idenë e kampionatit amerikan, MLS dhe Superligës kineze.

Lexo po ashtu “Për çka të shkoj në Kinë?”

Sipas Sky Sport Italia, Cassano në fillim ka përjashtuar mundësinë e transferimin në Serie B, por tani thuhet se ka ndryshuar mendjen e tij, përcjell Telegrafi.

Virtus Entella kanë kohë që janë të interesuar në ‘FantAntonio’, duke i ofruar atij një kontratë për dy vite e gjysmë.

Lexo po ashtu ‘Cassano i dëshiron vetëm paratë’

Sipas këtij mediumi italian, besohet se Cassano do të vendosë shumë shpejt për transferimin e tij, më së largu deri të martën.

Entella aktualisht është në vend të tetë në tabelën e Serie B dhe janë me bazë në Liguria, kështu që Cassanos nuk do t’i duhet për të ndërruar shtëpi. /Telegrafi/