Iker Casillas ka thyer një rekord në Ligën e Kampionëve.
Portieri spanjoll është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të garave evropiane.
Legjenda e Real Madridit ka zhvilluar sonte ndeshjen e 175 në ligat evropiane, transmeton Telegrafi.
Portieri aktual i Portos në këtë mënyrë e ka lënë pas legjendën e Milanit, Paolo Maldinin.
Ky i fundit të gjitha ndeshjet, përkatësisht i ka zhvilluar me fanellën e skuadrës italiane. /Telegrafi/