Ai pësoi një sulm në zemrës gjatë një stërvitjeje, sot Iker Casillas është liruar zyrtarisht nga spitali pas një tretmani disaditor.
Pasi iu kryer disa teste, 37-vjeçari u largua nga Spitali Porto CUF me gruan e tij Sara Carbonero.
Casillas u ndal dhe dha deklaratë edhe për gazetarët.
Iker Casillas has been discharged from hospital today 🙌 pic.twitter.com/G62husbHLg
— B/R Football (@brfootball) May 6, 2019
“Dua t’i falënderoj të gjithë mijëra dashamirë për dashurinë e treguar. Do të duhet të presim edhe disa javë ose disa muaj”.
“Unë nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja, por gjëja më e rëndësishme ishte të jem këtu dhe të jem në gjendje të flas në heshtje. Faleminderit për pritjen, të shoh së shpejti”, u ka thënë portieri gazetarëve.
Ende nuk dihet nëse ish-portieri i Real Madrid do të vazhdojë të luajë.
Great to Casillas leaving hospital this afternoon. pic.twitter.com/ptoUbYPAR0
— Brendan Boyle (@BrendyBoyle) May 6, 2019
Por sipas Marcas flitet se portieri legjendar spanjoll mund të ‘mos kthehet më në fushë;.
Casillas kishte nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin e tij aktual në mars, i cili do ta mban atë në Estádio do Dragão deri në vitin 2020. /Telegrafi/