Telegrafi

Casillas: Kur të vijë dita do të njoftoj pensionimin

Iker Casillas (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Iker Casillas ka mohuar momentalisht daljen në pension, pasi ka thënë se me kohë do ta njoftoj edhe atë.

Gjatë ditës u raportua se portieri 37-vjeçar spanjoll ka vendosur të pensionohet pas mbylljes së sezonit.

Megjithatë, Casillas ka mohuar këto lajme duke thënë se ende nuk ka vendosur diçka të tillë dhe në rastin kur të marr vendim do t’i njoftoj të gjithë.

Lexo po ashtu Casillas ka vendosur tërheqjen nga futbolli pas sulmit në zemër, pritet njoftimi nga portieri spanjoll

“Dalja në pension? Do të vijë një ditë kur duhet të dal në pension”.

“Më lejoni ta njoftoj këtë lajm kur të vjen momenti, tani për tani, relaks”.

“Kam pasur dje një takim me Dr Filipe Macedo dhe gjithçka po shkon mirë”.

“Tani ky është lajm i madh që doja të ndaja!”, ka shkruar Casillas në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/