Telegrafi

Casillas ka vendosur tërheqjen nga futbolli pas sulmit në zemër, pritet njoftimi nga portieri spanjoll

Portieri i Portos, Iker Casillas njoftohet se po planifikon të njoftojë largimin e tij nga futbolli i luajtur pas sulmit në zemër para disa javësh.

Sipas mediumit të njohur portugez O Jogo, fituesi i Kupës së Botës, 37-vjeçar ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij në fund të sezonit.

Deri tek ky vendim, Casillas ka ardhur pasi nuk dëshiron të ushqejë pasiguri për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Casillas pëson një sulm në zemër gjatë stërvitjes, dërgohet menjëherë në spital

Casillas, i cili bëri 725 paraqitje për gjigantët spanjoll Real Madridit u shtrua në spital pas sulmit në stërvitje me Porton më parë këtë muaj.

Gjendja e tij u përmirësua shpejt dhe u largua nga spitali pas pesë ditësh, por la të kuptohet se ai mund t’i jap fund karrierës së tij.

 

Casillas pritet t’i jap fund karrierës (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Pas largimit nga Spitali i Portos, Casillas u tha gazetarëve: ‘Nuk e di se çfarë sjell e ardhmja ime, por gjëja më e rëndësishme është të jesh këtu sot. Ndihem shumë më mirë, do të pushoj për disa javë apo edhe disa muaj”.

Lexo po ashtu Presidenti i Portos tërthorazi konfirmon pensionimin e Casillasit: Kemi nevojë për një portier të ri

Porto ende po lufton për titullin e Superligës Portugez, por ka mbetur dy pikë pas rivalëve të Benficas me një ndeshje ende për të luajtur.

Casillas ka ndërmend të shpallë daljen e tij në pension pas dy ndeshjeve finale të tij, duke përfshirë edhe një finalen e Kupës kundër Sportingut të shtunën 25 maj. /Telegrafi/