Votuesve u është dhënë mundësia të zgjedhin ndërmjet tetë portierëve aktualë nëpër klubet evropiane, ndërsa është kërkuar që ta zgjedhin më të mirin.
Ashtu edhe siç pritej Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon dominuan sondazhin, mirëpo ajo që nuk parashikohej ishte se ata kanë fituar përqindje të ngjashme votash nga afër 30%.
Në vendin e tretë është renditur portieri i Chelseat, Petr Czech, i ndjekur nga Pepe Reina dhe Julio Cesar me nga 10% dhe 9%, respektivisht.
I gjashti është renditur portieri i Manchës, Edwin van der Sar me 6% të votave. Ndërsa dy të fundit ishin Sebastien Frey dhe Gregory Coupet.