Manchester Unitedi ka luajtur pa gola ndaj Southamptonit (0-0) në ndeshjen e javës së 27-të në Ligën Premier.
Marcus Rashford në njërën anë e Theo Walcott në anën tjetër, i patën rastet e para për skuadrat e tyre, mirëpo portierët ishin në krye të detyrës.
Nga minuta e 34, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Casemiro u përjashtua me karton të kuq pas konsultimit të VAR-it.
Me gjithë, inferioritetin numerik, Djajtë e Kuq luajtën më mirë deri në mbyllje të gjysmës së parë, në të cilën nuk pati gola.
Theo Walcott pati ndër rastet më të mira duke shkuar i vetëm përpara, por goditja finale u prit nga David de Gea.
Menjëherë në anën tjetër rrezikoi Bruno Fernandes duke e goditur shtyllën. Por, edhe Kyle Walker-Peters e goditi shtyllën në anën tjetër.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk u shënuan gola dhe skuadrat u ndanë në paqe duke arkëtuar nga një pikë secila.
Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë më pak se lideri Arsenal dhe dy pikë më shumë se pozita e katërt që mbahet nga Tottenham Hotspur.
Southamptoni është ekipi i fundit në tabelë dhe 22 pikë të arkëtuara, mirëpo dalja nga zona e rrezikut është vetëm dy pikë larg. /Telegrafi/