Telegrafi

Casemiro ka renditur tri cilësitë që e bëjnë Kobbie Mainoo një lojtar të klasit botëror

Casemiro në një intervistë të dhënë së fundmi është ndalur për të folur edhe për bashkëlojtarin e tij Kobbie Mainoo për të cilin pati fjalë të mëdha.

Braziliani e ka përshkruar Mainoon si një lojtar të klasit botëror për shkak të përulësisë së tij, punës së palodhshme dhe gatishmërisë për të mësuar.

“Së pari do të doja që të uroja Kobbien. Ai është vetëm 18-vjeçar dhe tashmë është një startues i rregullt në një klub si Manchester United”, ka thënë fillimisht Casemiro.

“Nuk është e lehtë, ka shumë presion por mendoj se United do të ketë një lojtar të klasit botëror për vitet e ardhshme, kjo është e qartë”.

“Ai është një lojtar i madh, ai është i jashtëzakonshëm. Ai është një lojtar modest dhe punëtor i cili e di se si të dëgjojë”, është shprehur braziliani.

Lexo po ashtu Befasi e madhe nga Anglia: Liverpooli dhe Man United paraqesin ofertat për Mbappen

“Që prej se kam filluar të luaj me të, e di se Manchester United do të ketë një ndër mesfushorët më të mirë në Ligën Premier për vitet në vazhdim”, përfundoi ai.

Mainoo e shfrytëzoi në avantazhin e tij mungesën e Casemiros mes nëntorit dhe janarit, por dyshja në fjalë së fundmi kanë formuar një partneritet të mirë në mesfushë, teksa “Djajtë e Kuq” kanë fituar të gjitha ndeshjet kur ata dy kanë startuar së bashku./Telegrafi/