Site icon Telegrafi

CAS i ulë dënimin Ademit

Gjyqi e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka përgjysmuar suspendimin e mesfushorit të Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi,

Mesfushori ishte dënuar me katër vjet moslojë për shkak se rezultoi pozitiv në doping test.

Ademi 25 vjeç ishte testuar pozitiv pas ndeshjes Dinamos – Arsenal (2-1) në

Ligë të Kampionëve në shtator të vitit 2015.

Lojtari që mbron ngjyrat e Maqedonisë ka reaguar ndaj dënimit dhe CAS ka vendosur që Ademi nuk e ka përdorur qëllimshëm dopingun dhe me këtë arsye e ka përgjysmuar suspendimin e tij, në 2 vjet.

Ademi mund t’i kthehet futbollit nga tetori i këtij viti.

Exit mobile version