Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se Wayne Rooney nuk ishte zemëruar me të, por me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
Djajtë e Kuq triumfuan kundër Crystal Palacet me rezultat 2:1, ku reprezentuesi anglez është zëvendësuar në minutën e 80-të kur rezultati ishte 1:1.
Kapiteni i United ishte dukshëm i zemëruar në stol, por Mourinho tha nuk ishte i zemëruar në lidhje me ndërrimin, por ishte i hidhëruar në gjyqtarin pasi nuk i kishte gjykuar një faull në dobi të sulmuesit, transmeton Telegrafi.
“Ai ishte i zemëruar për shkak të faullit të pagjykuar. Ai u ankua te gjyqtari kryesor, por edhe te i katërti”, ka thënë Mourinho.
Vlen të theksohet se pas kësaj fitore, United zë vendin e gjashti në renditjen tabelore të Ligës Premier me 27 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BWTLBsScAMs