Telegrafi

Carrick tregon arsyen e rekordit të thyer nga Rooney

Micheal Carrick e vlerëson shumë bashkëlojtarin e tij, Wayne Rooney.

Rooney arriti të thyej rekordin e Sir Bobby Charltonit si futbollisti me më shumë gola të shënuara në histori të Manchester United.

Lexo po ashtu Bobby Charlton i zhgënjyer që humbi rekordin, por edhe i lumtur për Rooneyn që e theu

Sulmuesi anglez arriti të shënoj golin e 250 për ‘Djajtë e Kuq’ në barazimin 1-1 ndaj Stoke Cityt, dukë lënë mbrapa legjendën e klubin me 249 sosh, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ky rekord nuk është për mesfushorin Carrick, i cili mendon se arsyeja është e thjeshtë, pasi Rooney ka luajtur për shumë vite në nivelin më të lartë për Unitedin.

“Të luash në këtë klub për aq gjatë në nivelin që ai ka bërë është arsyeja pse ai ka arritur këtë rekord”, ka thënë Carrick. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këta janë 10-të golashënuesit më të mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’ (Foto)