Michael Carrick ka qenë trajner i parë i Manchester Unitedit në tri ndeshjet e fundit pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer.
Ish-mesfushori anglez ka marrë dy fitore dhe një barazim në krye të Djajve të Kuq, duke u larguar menjëherë pas triumfit 3-2 ndaj Arsenalit.
Edhe pse ishte paraparë që të qëndronte afër Ralf Ragnick, anglezi dha dorëheqjen e tij menjëherë pas fitores 3-2 kundër Topçinjve.
Pas ndeshjes legjenda e Djajve të Kuq ka folur për aventurën e tij fantastike në Old Traford, duke e konsideruar si kohën më të mirë në karrierë.
“Kohës sime në këtë klub të shkëlqyer që do ta rendis gjithnjë si të më të mirat e karrierës sime, i erdhi fundi. Kur firmosa për herë të parë mbi 15 vite më parë, nuk do ta imagjinoja as në ëndrrat më të bukura që do të fitoja kaq shumë trofe”, tha Carrick.
“Megjithatë, pas shumë analizash dhe diskutimesh vendosa se tani është momenti i duhur për mua që të largohem nga klubi. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin”, tha Carrick.
Tutje anglezi i ka uruar suksese në të ardhmen trajnerit Ralf Ragnick, derisa ka thënë se do të rikthehet në Old Traford për ta parë Unitedin si tifoz.
“Do të doja të uroja Ralfin, stafin, lojtarët dhe tifozët shumë suksese në të ardhmen. Do të vij t’iu shoh si tifoz”, deklaroi anglezi.
40-vjeçari ishte bashkuar me Djajtë e Kuq nëverën e vitit 2006 nga Tottenham Hotspur, derisa qëndroi në futboll aktiv deri në vitin 2018. /Telegrafi/