Site icon Telegrafi

Carrick lëvdon Mourinhon dhe metodat e tij

Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick thotë se java e parë e punës në bazë të Jose Mourinho nuk ka qenë aq e vështirë sa disa mund të dyshojnë.

Ish-trajneri i Chelseat, i cili u emërua si pasardhës Louis van Gaalit në një marrëveshje fillestare tre-vjeçare, u ngarkua me sesionin e tij të parë të trajnimit me disa nga futbollistit e skuadrës së tij të parë duke luajtur të mërkurën e fundit.

Carrick thotë se java hapëse e ushtrimeve ka qenë ‘e kënaqshme’ nën menaxherin e ri dhe thotë se seanca nën ish-trajnerin e Real Madridit Interit ende nuk është shumë e lodhshme.

Lexo po ashtu Mourinho përshkruan Ibrahimovicin me tre fjalë

“Ka qenë shumë e mirë. Ne erdhëm të mërkurën e kaluar dhe kemi bërë më shumë se një javë me të dhe tani ajo ka qenë e kënaqshme”, deklaroi Carrick për MUTV, transmeton Telegrafi.

“Seancat janë shumë të mira, ai nuk na ka lodhur ende dhe nuk ka qenë aq e vështirë si ju mund të mendoni!”

Lexo po ashtu Mourinho fillon stërvitjen e parë me United, mësoni kush ishte i pranishëm (Foto)

“Ka qenë futboll dhe argëtim në të njëjtën kohë dhe unë mendoj se të gjithë e kemi shijuar atë. Kur ju merrni një menaxher të ri, para-sezoni është gjithmonë  pak më ndryshe, sepse kjo është një personalitet i ri dhe mënyra të reja”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version