Telegrafi

“Carrick është i jashtëzakonshëm”

Jose Mourinho ndihet i lumtur me paraqitjen e Micheal Carrick në ndeshjen e fundit me Manchester United.

Mesfushori anglez u paraqit për skuadrën e ‘Djajve të Kuq’ në derbin e fituar 1-0 ndaj rivalit lokal, Manchester City, ku pati një paraqitje brilante e cila e kënaqi shumë edhe trajneri portugez, i cili tha shumë fjalë të mira për të.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Unë kam vetëm për të menaxhuar atë”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Mourinho ‘qanë’ mungesën e Baillyt e Jonesit

“Kur ai është në fushë ai na jep gjëra të rëndësishme. Kjo është për të ardhur keq që nganjëherë nuk mund të ndalim orën”.

“Unë nuk mund të pres prej tij atë që unë pres nga Rashford dhe Herrera”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/