Atletico Madrid ka bërë një punë fantastike duke blinduar yllin e saj, Yannick Ferreira Carrasco.
Sulmuesi këmbëshpejtë është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.
Belgu ka shënuar dhe ka asistuar pothuajse në çdo ndeshje duke e rritur edhe çmimin e tij.
Kësisoj Atletico i ka bërë kontratën e re të cilën e ka nënshkruar lojtari dhe do të jetë në ‘Vincente Calderon’ deri në vitin 2022.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij klubi edhe për shumë vite. Do të jap më të mirën për këtë fanellë”, deklaroi Carrasco pasi nënshkroi kontratën e re.
23-vjeçari ishte objektiv i skuadrës angleze Chelsea por edhe asaj gjermane Bayern Munich. /Telegrafi/