Legjenda angleze e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se është Manchester Unitedi do të jetë klubi i fundit i madh për trajnerin portugez, Jose Mourinho.
Mourinho nuk është aspak i qetë me situatën e tij te Djajtë e Kuq dhe ashtu mendon edhe ish-mbrojtësi anglez, Carragher, i cili beson se Unitedi mund të jetë klubi i fundit i madh për trajnerin portugez, i cili po lufton për të treguar veten.
“Jose Mourinho nuk po lufton vetëm për të provuar se ai është njeriu që mund t’i japë titullin e Ligës Premier Manchester Unitedit”, ka thënë fillimisht Carragher për Irish Indipedent.
“Ai është në mes të një lufte për të ruajtur pozitën e tij si një menaxher i nivelit të lartë, i aftë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve”.
“Nëse Mourinho nuk mund ta ndryshojë energjinë negative që aktualisht ka ngatërruar Old Traffordin, ku do të shkojë më tutje?”.
“Gjithmonë ka pasur një rrugë karriere për Mourinhon. Ai ka përmbushur ambicien e tij për t’u bërë menaxher i parë që fiton titullin në Angli, Spanjë dhe Itali”.
“Nëse dikush bënë këso punë në një klub të madh, zakonisht ka në radhë gjigantë evropianë që dëshirojnë ta punësojnë atë”.
“Sa herë që ai më parë ka qenë i përfshirë në betejat politike me drejtuesit, megjithëse ai ka marrë një afat të shkurtër apo afat të gjatë, ai gjithmonë ka fituar”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/