Telegrafi

Carragher parashikon finalen mes Anglisë dhe Italisë, befason me mendimin

Jamie Carragher beson se finalja e Euro 2020 do të shkojë në kohë shtesë dhe penallti, me Anglinë që do ta mposht Italinë për herë të parë në një turne të madh dhe do të fitojë Kampionatin Evropian.

Finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë pritet të zhvillohet në Stadiumin Wembley të dielën me fillim nga ora 21:00.

Të dy kombëtaret duhej të luanin nga 120 minuta në gjysmëfinale në mënyrë që të rezervonin një vend në këtë lojë të madhe.

Lexo po ashtu Kush është favorit për të fituar në Euro 2020? Italia apo Anglia?

Azzurrët u shtynë deri në penallti kur barazuan me Spanjën 1-1 në kohë të rregullt dhe vazhdime, ndërsa Anglia mori fitoren 2-1 ndaj Danimarkës vetëm në vazhdime.

Duke marrë parasysh se këto janë mbrojtjet më të forta në të gjithë turneun, Anglia pranoi vetëm një herë dhe Italia tre, Carragher pret një çështje tjetër të zgjatur.

“Unë mendoj se do të jetë një lojë shumë e ngushtë”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports UK.

“Mendoj se mund të shkojë në penallti dhe Anglia të dalë fituese. Ne kemi bërë shumë punë, prandaj le të mos e lëmë atë të shkojë dëm! Nuk mendoj se do të ketë shumë gola në ndeshje”.

Lexo po ashtu Chiellini: Ëndërrojmë prej tre vitesh këtë moment, Mancini madhështor – Anglia shumë cilësore

“Italia është shumë e fortë në mbrojtje, po kështu edhe Anglia. Unë mendoj se do të jetë 1-1 dhe pastaj do të shkoj në penallti”.

“Mendoj se është finale e duhur. Mendoj se ato kanë qenë dy skuadrat më mbresëlënëse në këtë garë – dhe fituesi i merr të gjitha të dielën”, përfundoi legjenda angleze.

Anglia nuk e ka mposhtur kurrë Italinë në një turne të madh, duke humbur të katër përpjekjet, përfshirë penalltitë në Euro 2012. /Telegrafi/