Telegrafi

Carlos Tevez bëhet trajner i ri i klubit të madh argjentinas

Ish-lojtari i kombëtares argjentinase, Carlos Tevez, është bërë trajneri i ri i klubit nga Superliga e Argjentinës, Independiente.

39-vjeçari Tevez ka marrë edhe zyrtarisht postin e trajnerit te Independiente, e cila ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e tij në rrjetet sociale.

“Carlos Tevez është trajneri i ri i ekipit profesional të Independiente”, thuhet në njoftimin e klubit.

Tevez e pasoi në atë pozicion specialistin argjentinas Albert Zielinski, i cili u largua nga bankina pas humbjes së fundit ndaj Colon.

Për ish-sulmuesin e West Ham, Manchester United, Manchester City dhe Juventus, i cili e nisi dhe e mbylli karrierën e tij si lojtar në Boca Juniors, kjo do të jetë puna e dytë si trajner në karrierën e tij.

Vitin e kaluar ai drejtoi Rosario Central nga bankina, por dha dorëheqjen pas vetëm pesë muajsh.

Independiente është një nga klubet më të mëdha argjentinase. Fitoi kampionatin 16 herë, dhe 7 herë Copa Libertadores, versioni i Ligës së Kampionëve në Amerikën e Jugut. /Telegrafi/