Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje me Evertonin vetëm disa ditë pasi është larguar nga Napoli.
Ka pasur raportime gjatë ditë që marrëveshja mes teknikut italian dhe klubit anglez është shumë afër.
Shumë media si Sky Sports UK, TalkSport dhe Daily Express, shkruajnë se marrëveshja mes Ancelottit dhe klubit është arritur.
La Gazzetta dello Sport në anën tjetër njofton për një kontratë deri në qershor të vitit 2022.
Everton e kishte larguar nga puna Marco Silva me 5 dhjetor dhe në vend të tij përkohësisht kishte kaluar Duncan Ferguson.
Trajneri i njohur ka drejtuar më parë klube të njohura si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich. /Telegrafi/