Raportohet se Carlo Ancelotti do të paguhet tek klubi i ri Everton, diku rreth 16.5 milionë euro në vitin e parë, nëse e shpëton klubin nga rënia.
Italiani pritet ta marr drejtimin e klubit nga Goodison Park, pas largimit nga Napoli.
Sipas SunSport, trajneri do të marr edhe një bonus prej 3 milionë euro nëse i mban në Ligën Premier.
Paga e tij do të jetë 13.5 milionë euro, duke u bërë trajneri i tretë më i paguar në kampionat.
Ai do të jetë pas dyshes Jose Mourinho (Tottenham Hotspur) dhe Pep Guardiola (Manchester City).
Everton i ka fituar vetëm pesë nga 17 ndeshje këtë sezon dhe aktualisht është në vendin e 16-të, vetëm tri pikë larg zonës së rënies.
Klubi javë më parë e shkarkoi trajnerin Marco Silva, ndërsa në vend të tij aktualisht është Duncan Ferguson. /Telegrafi/