Telegrafi

Carles Pyol e pranon se ishte një shaka e keqe për postimin e Casillasit

Edhe Carles Pyol ka dal me reagim në lidhje me postimin e bërë në llogarinë e Iker Casillas në lidhje me atë se është homoseksual, por që doli se i ishte hakuar.

Legjenda spanjolle ka bërë të ditur se ka bërë një gabim dhe se ishte e paqëllimshme.

“Unë kam bërë një gabim. Na vjen keq për një shaka të keqe pa qëllime të këqija dhe krejtësisht të pavend”.

“E kuptoj që mund të ketë lënduar ndjenjat. Gjithë respektin dhe mbështetjen time për komunitetin LGTBIQA+”, ka shkruar Pyol.

Postimi i bërë në llogarinë e Casillas në Twitter shkaktoi rrëmujë në rrjetet sociale, derisa më pas doli me njoftimin se ia kishin hakuar. /Telegrafi/