Klubi i Ligës Premier refuzoi të paguajë shumën prej 18 milionë eurosh për Emiliano Salan.
Ky i fundit vdiq dy muaj më parë në mënyrë tragjike pas një aksidenti me aeroplan, ku ishte duke udhëtuar drejt Uellsit nga Franca.
Klubi i Futbollit të Cardiffit i është zgjatur afati nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) lidhur me ankesën e Nantesit në lidhje me refuzimin e klubit uellsian për të paguar transferimin e Emiliano Salas.
Menaxhmenti i klubit britanik i kërkoi institucionit më të lartë të futbollit që klubet të gjejnë një zgjidhje të drejtpërdrejt. Cardiffi nuk mori asnjë përgjigje nga Nantes, i cili i vendosi një afat deri më 3 prill.
Klubi francez njoftoi se gjithçka ka punuar sipas rregullave të FIFA-s dhe e regjistroi transferimin më 29 janar.
Ndryshe, Sala ishte paraqitur në 120 raste për skuadrën franceze dhe kishte shënuar 42 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/