Telegrafi

Cardiff City 1-5 Man Utd, vlerësimet e futbollistëve

Jesse Lingard (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Manchester United ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq i janë kthyer fitoreve në kampionat, duke shijuar fitoren në ndeshjen e parë me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Víctor Camarasa (38′) për vendasit, ndërsa për Unitedin shënuan Marcus Rashford (3′), Ander Herrera (29′), Anthony Martial (41′) dhe Jesse Lingard (57′, 90′).

Lexo po ashtu Solskjaer e fillon me fitore aventurën si trajner i Unitedit, fiton në udhëtim te Cardiffi

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anglezi Lingard, i cili pas dy golave dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Sean Morrison që u notua me 5.4.

Cardiff City:

Man Utd:

/Telegrafi/