Telegrafi

Carabao Cup: Luton – Manchester United, formacionet zyrtare

Luton dhe Manchester United i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të 1/16 së finales në EFL Cup

Ndeshja që fillon në ora 21:15, do të luhet në stadiumin “Kenilworth Road”, me Djajtë e Kuq që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Lutoni do të jetë pa Galloway dhe Potts që janë lënduar.

Në anën tjetër, Unitedi nuk mund të llogarisë në Phil Jones, Sergio Romero dhe Tuanzebe, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Luton: Shea, Tunnicliffe, Bradley (c), Hylton, Shinnie, Moncur, Lockyer, Clark, Kioso, Norrington-Davies, LuaLua

Formacioni startues i Manchester United: Henderson, Wan-Bissaka, Williams, Bailly, Maguire, Fred, Matic, Mata, Van de Beek, Lingard, Ighalo. /Telegrafi/