Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Eric Cantona, edhe pse është pensionuar shumë vite më parë, ai konsiderohet si një nga lojtarët më ë mirë që ka luajtur për skuadrën nga Old Traffordi.
Francezi është bërë edhe më i dashur nga tifozët e futbollit pas videove të tij për Eurosport, ku ai flet për tema të ndryshme në lidhje me futbollin.
Cantona në emisionin e fundit është tallur me Manchester Cityn dhe mbrojtjen e tyre.
“Dikush duhet t’i thotë mbrojtjes së Man Cityt që të ndalojnë Mannequin Challenge. Djema e kemi kuptuar këtë shaka. Tetë gola të pranuar në tre ndeshje, ju mund të filloni të lëvizni tani!”, ka thënë Cantona në shaka. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SsaUGVtQx7E
Mannequin Challenge nga Përfaqësuesja e Portugalisë.
https://www.youtube.com/watch?v=iyI2ohgGVy4