Eric Cantona i ka thënë Zlatan Ibrahimovicit se fakti që ka shkuar te United është vendimi më i mirë që ka bërë në jetë.
Por, Cantona i dëshiron sukses Ibrës të bëhet princi i Unitedit, pasi që ai është mbreti.
“Unë kam një porosi personale për Zlatanin. Ke vendosur të vishesh kuq. Eshtë zgjedhja më e mirë në jetë”.
“Kur ta kuptosh dashurinë e tifozëve të Unitedit pas secilit gol, do ta kuptosh se je në shtëpi”.
“Por, mos harro dhe një gjë: Mund të jetë vetëm një mbret në Manchester. Ti mund të bëhesh princi nëse do”.
“Dhe nëse e do numrin 7, atëherë është i joti nëse të intereson. Kjo është dhurata ime për ty”, potencoi Cantona. /Telegrafi/