Eric Cantona ka zgjedhur trashëgimtarin e tij të Manchester United.
Eric Cantona e konsideron Zlatan Ibrahimovicin si trashëgimtarin e tij natyral te Manchester United, me dyshen që posedojnë të dy karaktere të ngjashme.
Sipas ish-sulmuesit francez, suedezi ka karizmin dhe të gjitha që të jetë një idhull në Old Trafford.
“Zlatan është trashëgimtari im natyral dhe ai tani do të vazhdojë trashëgiminë”, ka thënë Cantona për Eurosport, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Ibrahimovic është shpallur si futbollisti i muajit dhjetor nga Liga Premier, pasi është duke përjetuar ditët më të mira që nga transferimi i tij në Old Trafford. /Telegrafi/