Telegrafi

Canolli fitoi në garën e dytë të disiplinës malore

Gara e dytë e disiplinës malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm ka kaluar në shenjë të fitores së Bardhyl Canollit, i cili duke arritur kohën prej 03:03.924, jo vetëm që doli i pari, por shënoi edhe rekord të shtegut, duke e përmirësuar për 01.30 sekonda.

“Dua të theksoj se, dje pata disa probleme teknike, njëra pati të bëjë me frenim dhe tjetra me ndërprerje të motorit. Me ndihmën e shokëve arritëm që në orët e hershme të mëngjesit t’i sanojmë ato probleme. Nuk më mbeti tjetër përveç të japë maksimumin dhe fatmirësisht arrita fitore e njëkohësisht edhe rekord të shtegut”, ka thënë Canolli i Eurogoma RT.

“Jam i kënaqur që gara përfundoi pa asnjë problem dhe të gjithë garuesit arritën në cak pa telashe. Dhëntë Zoti që edhe garat tjera të përfundojnë pa probleme”, ka shtuar Canolli.

Pozita e dytë i takoi Belkin Fazliut (Renault – Prizreni D&G), i cili në krahasim me fituesin u vonua për 22.817 sekonda. Podiumi i tre të parëve në plasmanin gjeneral u plotësua me Gazmend Demollin (Opel – DTM), i cili për 26.996 sekonda ishte më i ngadalshëm se Canolli. Në konkurrencën ekipore, DTM u rendit në pozitën e parë me 55 pikë, aq sa i pati edhe Prizreni D&G, ndërsa pozita e tretë i takoi Ferizajt me 39 pikë.

Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)
1. Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) 04:08.593
2. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +05.213
3. Halil Çereti (Yugo – Prizreni D&G) +13.843

Klasa 2 (mbi 1150 – 1400 ccm – N)
1. Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 04:02.774
2. Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +13.847
3. Artan Lubeshtani (Peugeot – Ferizaj) +19.742

Klasa 3 (mbi 1150 – 1400 ccm – E1)
1. Valon Mehmeti (Lupo – DTM) 03:51.353
2. Egzon Uk[haxhaj (Opel – DTM) +19.723
3. Endrit Efendia (Opel – HCR Gjakova) DNF

Klasa 4 (mbi 1400 – 1600 ccm – S)
1. Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) 03:43.863
2. Rexhep Bytyqi (Honda – Ferizaj) +12.759

Klasa 5 (mbi 1400 – 2000 ccm – N)
1. Yll Rugova (Honda – HCR Gjakova) 03:42.440
2. Faton Rama (Renault – RC Prishtina) +02.310

Klasa 6 (mbi 1600 – 2000 ccm – E1, A, SP)
1. Bekim Kadria (Opel – Gjakova 137) 03:41.982
2. Besfort Hana (Opel – HCR Gjakova) +05.982
3. Arb[r Rexhepi (Golf – Ferizaj) +10.258

Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)
1. Beki Fazliu (Renault – Prizreni D&G) 03:26.741
2. Gazmend Demolli (opel – DTM) +04.179

Klasa 8 (mbi 2000 – 3000 ccm – E1)
1. Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 03:40.932
2. Ismail Smani (BMW – Prizreni D&G) +00.901
3. Ernest Daka (BMW – DTM) +06.483

Klasa 9 (mbi 3000 ccm E1)
1. Blerand Hasanaj (Opel – DTM) 03:33.307
2. Osman Tovërlani (Audi – DTM) +01.959
3. Agron Shulina (Audi – Rahoveci) +23.329

Klasa 10
1. Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 03:03.924

Plasmani gjeneral:
1. Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 03:03.924
2. Belkin Fazliu (Renault – Prizreni D&G) +22.817
3. Gazmend Demolli (Opel – DTM) +26.996

Renditja ekipore:
1. DTM 55 pikë
2. Prizreni D&G 55
3. Ferizaj 39