Telegrafi

Cancelos iu tha pas ndeshjes se Nagelsmann është shkarkuar nga Bayern Munich: Uh, nuk e dija…

Julian Nagelsmann nuk është më trajner i Bayern Munich, ku ka mbetur vetëm konfirmimit zyrtar, i cili pritet të premten.

Largimin e trajnerit e ka pritur me befasi futbollisti i bavarezëve, Joao Cancelo, në një intervistë pas ndeshjes në të cilën ai me Portugalinë mposhti Lihtenshtajnin me rezultat 4-0.

“Uh… nuk e dija, nuk e dija. Jam i befasuar, po. Do të doja të falënderoja Nagelsmann sepse ai donte të më sillte në Bayern Munich”.

Lexo po ashtu E konfirmuar: Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

“Unë u befasova nga kjo, por i uroj atij më së miri. Do të përpiqem të njihem me mënyrën e punës së trajnerit të ri sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, kemi ndeshje të rëndësishme dhe një pjesë vendimtare të sezonit që vjen. Bayerni është një klub që është gjithmonë gati për të fituar gjithçka”, ka thënë Cancelo.

Cancelo mbërriti në Bayern Munch këtë dimër si huazim nga Manchester City, por nuk arriti të bënte përshtypje në muajt e parë në Mynih. /Telegrafi/