Lorik Cana ende mbetet pa skuadër pasi ka shkëputur kontratën me Nantes.
E ardhmja e Lorik Canës duket të jetë larg kampionatit francez pasi ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare i ka thënë jo një tjetër klubi të Ligue 1.
Sipas L’Equipe mbrojtësi ka marrë në ditët e kaluara një ofertë nga klubi i Dijon.
Ky i fundit po kërkon përforcime për qendrën e mbrojtjes dhe e shihte futbollistin shqiptar si një përforcim të vlefshëm.
Ndaj atij i është ofruar mundësia që t’i bashkohej këtij klubi në sezonin në vazhdim.
Gazeta franceze raporton se Cana ka refuzuar ofertën e kësaj skuadre.
Kapiteni legjendar kërkon që të gjej një skuadër jashtë Evropës. /Telegrafi/