Telegrafi

Cana, njëri nga tre më të mirët e Sunderlandit

Telegrafi.com i ka hedhur një shikim radhëve të Sunderlandit, për të përcaktuar më të mirët e këtij sezoni tek ‘macet e zeza’.

3. Craig Gordon – Numri një i portës së kombëtares skoceze ka treguar se pse vlen 9 milionë funte kur erdhi nga Heart of Midlothian në Sunderland. Pas dështimit të tij në sezonin e parë, këtë sezon ai ishte fantastik dhe duke parë moshën e tij të re (27 vjeçar), skuadra e tij mund të presë lirisht më shumë nga ai në të ardhmen.

2. Lorik Cana – Forma e ‘titanit’ kosovar ishte e njëjtë si forma e skuadrës së tij, start fantastik, vazhdim i komplikuar dhe finish metalik. Në përgjithësi, paraqitjet e ‘uraganit’ të mesfushës së Sunderlandit në bashkëpunim me Lee Catermole vërtetë shkaktoi entuziazëm të paparë te tifozët e klubit nga Stadiumi i Dritave. Në fakt, këto paraqitje solide të Canës kanë bërë që Steve Bruce ta vërejë aftësinë e tij prej një lideri, duke e emëruar atë vetëm disa muaj pas transferimit si kapiten të klubit.

1. Darren Bent – Pa kurrfarë dyshimi më i miri i Sunderlandit në fazën ofensive. 10 milionë funtet e paguara nga Bruce për të janë më se të shpaguara kur dihet se Bent ka qëlluar 25 herë sivjet portat kundërshtare dhe për më shumë ka shënuar golat e fitores në takimet ndaj Liverpoolit dhe Arsenalit, duke shtuar dhe një dygolësh ndaj ish-klubit, Tottemnham. Do të jetë e vështirë për Fabio Capellon ta injorojë Darren Bentin dhe cilësitë e tij prej një sulmuesi, kur Botërori është gjithnjë e më pranë.

/Telegrafi/