Site icon Telegrafi

Cana i kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin (Foto)

Lorik Cana është ndarë i kënaqur me performancën e ekipit, por jo edhe me rezultatin në takimin e kësaj jave në Ligue 1.

Nantesi ka barazuar pa gola para shikuesve të vetë kundër Monacos, megjithëse skuadra ku paraqitet edhe reprezentuesi tjetër shqiptar, Ermir Lenjani, ishte më e mirë në fushë se skuadra e principatës franceze.

“Performanca shumë e mirë nga ekipi sot!!! Keqardhje për rezultatin”, ka shkruar në Instagram, Cana.

Pas këtij barazimi, Nantes zë vendin e shtatë të ligës elitare franceze me 40 pikë, përkatësisht është dy pikë larg zonës që të dërgon vendin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version