Site icon Telegrafi

Cana heroi i javës në Serie A

Mesfushori shqiptar shënoi golin e barazimit ndaj Sampdorias në fund të ndeshjes për të mos ia dhënë mundësinë serbit Sinisa Mihajlovic që të debutonte me fitore te skuadra e tij e re.

Java e 13-të në Serie A u përshkua me disa ndryshime dhe befasi. Kampionin në fuqi, Juventus, mori kreun e tabelës pas fitores prej 2-0 në shtëpi të Livornos, ku shkëlqyen Vidal e Llorente.

Roma humbi pozitën e parë në tabelë pas barazimit pa gola ndaj Cagliarit. Napoli pësoi në shtëpi nga Parma me golin e Cassanos.

Humbi edhe Fiorentina, ndërsa Milani (ndaj Genoas) dhe Interi (ndaj Bolognas) barazuan.

Njëmbëdhjetëshi i javës së 13-të në Serie A (4-2-3-1):

Portier: Vlada Avramov (Cagliari).

Mbrojtës: Jonathan (Inter), Lorik Cana (Lazio), Dario Dainelli (Chievo), Gabriel Silva (Udinese).

Mesfushorë defensivë: Arturo Vidal (Juventus), Luca Marrone (Sassuolo).

Mesfushorë ofensivë: Omar El Kaddouri (Torino), Kaka (Milan), Antonio Cassano (Parma).

Sulmues: Fernando Llorente (Juventus).

/Telegrafi/

Exit mobile version