Site icon Telegrafi

Cana dhe Lenjani të gatshëm për Lyonin

Lorik Cana dhe Ermir Lenjani kanë lënë anash lëndimet dhe janë grumbulluar nga trajneri i tyre Der Zakaria.

Nantes do ta zhvillojë një ndeshje të rëndësishme pasi do të udhëtojë drejt Lyonit për tu përballur me ish-kampionët e Francës.

Që të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare janë në listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim.

Cana dhe Lenjani pritet të jenë në fushë nga minuta e parë, ndërsa kjo ndeshje shihet si një duel për një pozitë që i dërgon skuadrat në garat evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version