Telegrafi

Cana dhe Lenjani luten për jetën e Sala që vazhdon të mbetet i zhdukur

Sulmuesi i Cardiff City, Emiliano Sala, kishte fluturuar nga Nantes për në Cardiff, por aeroplanin që barte atë është zhdukur.

Lojtari e kishte kompletuar transferimin e tij para disa ditësh kur nga Ligue 1 kishte kaluar në Ligën Premier.

Sala për katër vite kishte qenë pjesë e Nantes, ku për një sezon kishte luajtur së bashku me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin.

Lexo po ashtu Sulmuesi i zhdukur Emiliano Sala kishte luajtur me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin - te Nantes e kujtojnë si i qetë dhe i edukuar

Dyshja shqiptare me të marr vesh lajmin kanë postuar në rrjetet sociale duke u lutur për jetën e argjentinasit.

“Lutem për Emilianon”, ka shkruar Cana, i cili ka bashkangjitur një foto të tijën me lojtarin.

Edhe Lenjani është lutur për jetën e ish-shokut të skuadrës.

Lexo po ashtu Pezullohen kërkimet për Emiliano Salan, autoritet thonë se gjasat për të gjetur të mbijetuar janë minimale

“Emiliano vlla, jemi e ty. Do zoti që të dëgjojmë nga ti”, ka shkrua anësori.

Kërkimit për gjetjen e aeroplanit janë ndërprerë, ndërsa gjasat për tu gjetur thonë se janë të vogla. /Telegrafi/