Rruga e Lorik Canës drejt ndërtimit të karrierës së tij nisi vite më parë, kur në 1997 ai i bashkohej akademisë së Lausanne-Sport.
Gjithçka rrodhi pas saj, si me zhgënjime dhe me triumfe, pati si pikënisje ekipin, që vitin e ardhshëm do të luan në kategorinë elitare zvicerane.
Padyshim që afër fundit të karrierës do të ishte një histori e bukur sikur Lorik Cana të luante minutat e fundit sërish atje ku filloi.
“Pata shansin të takoja babain e Lorikut dhe folëm për disa gjëra, sigurisht dhe për të. Duket, se Loriku dëshiron ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës. Por , nëse papritur ai ndryshon mendim, edhe pse sot duket e pamundur, ne do e presim me krahët hapur!”, tregon presidenti Alain Joseph, transmeton sport.al.
Duket e vështirë, që Cana të transferohet në Zvicër pas Euro 2016 pasi se 32 vjeçari dëshiron të provojë një aventurë të re në Amerikë. Megjithatë, nuk i dihet. Mbase pas aventurës së re jashtë kontinentit, gjithçka mund të mbyllet atje ku filloi.