Site icon Telegrafi

Çamçakëzi zvogëlon apetitin

Në një studim kanë marrë pjesë femra dhe meshkuj të moshave ndërmjet 18 dhe 54-vjeç, të cilët kanë përtypur çamçakëzë pa sheqer tri herë nga 15 minuta brenda tre orësh.

Pas kësaj, participantët është dashur të zgjedhin ndërmjet llojeve të ushqimit. Të njëjtën gjë ata e kanë përsëritur edhe pa çamçakëz.

Rezultatet kanë treguar se përtypja e çamçakëzit zvogëlon konsumimin e kalorive, me ç’rast ndjenja e urisë është shumë më e vogël kur përtypet çamçakëzi.

Exit mobile version