Site icon Telegrafi

Çamçakëzi ul oreksin

Çamçakëzi mund të ndihmojë në uljen e oreksit pa kontroll gjatë ditës. Një çamçakëz ka pesë deri në dhjetë kalori dhe, në fakt, akti i përtypjes së çamçakëzëve harxhon rreth 11 kaloni gjatë një ore.

Krahas aromës së freskët, hulumtuesit kanë treguar se çamçakëzi mund të ndihmojë në reduktimin e prishjes së dhëmbëve, të rrit fokusimin dhe koncentrimin, lehtësojë stresin dhe tensionin dhe të ndihmojë në kontrollimin e peshës

Çamçakëzët pa sheqer janë klinikisht të dëshmuara se reduktojnë incidentin e dëmtimit të dhëmbëve deri në 40% dhe vazhdimisht rekomandohen për pacientët nga 85% e dentistëve.
Përtypja e çamçakëzëve po ashtu ndihmon në lehtësimin e simptomave të tharjes së gojës, problem me të cilën përballen një numër i madh njerëzish. /Telegrafi/

Exit mobile version