Telegrafi

Cambiasso refuzoi drejtimin e Watfordit

Ish-mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso thuhet se ka hedhur poshtë punën e drejtimit të Watfordit para se të punësonin Nigel Pearson.

Skuadra nga Liga Premier është në pronësi të familjes Pozzo, e cila gjithashtu drejton klubin nga Serie A, Udinese.

Sipas mediumit Calciomercato.com, përfaqësuesit e Watfordit u takuan me Cambiasson në Milano javën e kaluar për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit pasi u shkarkua Quique Sanchez Flores.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të çdo klubi në Ligën Premier

Por, ish-ylli argjentinas thuhet se ka refuzuar drejtimin e klubit anglez, ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura.

Cambiasso është i kualifikuar me gjitha licencat stërvitëse dhe ishte ndihmës menaxher i Jose Pekerman te Kolumbia në Kupën e Botës të vitit 2018.

Argjentinasi gjithashtu ka përvojë në Angli, duke luajtur për Leicester Cityn, si dhe klubet e mëdha si Interi, Real Madridi dhe Olympiakosi. /Telegrafi/