Ish-mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso thuhet se ka hedhur poshtë punën e drejtimit të Watfordit para se të punësonin Nigel Pearson.
Skuadra nga Liga Premier është në pronësi të familjes Pozzo, e cila gjithashtu drejton klubin nga Serie A, Udinese.
Sipas mediumit Calciomercato.com, përfaqësuesit e Watfordit u takuan me Cambiasson në Milano javën e kaluar për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit pasi u shkarkua Quique Sanchez Flores.
Por, ish-ylli argjentinas thuhet se ka refuzuar drejtimin e klubit anglez, ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura.
Cambiasso është i kualifikuar me gjitha licencat stërvitëse dhe ishte ndihmës menaxher i Jose Pekerman te Kolumbia në Kupën e Botës të vitit 2018.
Argjentinasi gjithashtu ka përvojë në Angli, duke luajtur për Leicester Cityn, si dhe klubet e mëdha si Interi, Real Madridi dhe Olympiakosi. /Telegrafi/