Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon ka deklaruar se të gjithë në ekipin e tij besojnë në Scudetto, por nuk shoh një garë vetë me ne dhe Juventusin për titullin në Serie A.
Napoli e ka ndjekur skuadrën e Max Allegrit deri në fund të sezonit të kaluar, duke fituar 91 pikë, por mos arritur ta fitojnë titullin.
Edhe në këtë sezon, Napoli gjendet prapa Zonjës së Vjetër si një rival direkt dhe ka vetë gjashtë pikë më pak se ta në 12 ndeshjet e luajtura.
“Ne të gjithë besojmë në Scudetto”, ka thënë fillimisht Callejon për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Është e vërtetë se ne e kemi thënë këtë për disa vite, por le ta marrim hap pas hapi, duke u fokusuar në çdo lojë”.
“Trajneri [Carlo Ancelotti] tha, ju duhet të punoni dhe të jepni gjithçka në fushë për të arritur sa më afër titullit në fund të sezonit”.
“Një garë me dy kalë? Jo, ka shumë ekipe që mund të afrohen dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për t’i mbajtur ata larg”.
“Ëndrra ime për vitin 2019? Ka shumë, por një është për të fituar Scudetton. Pa dyshim”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/