Telegrafi

Callejon shënon gol të bukur nga rivënia këndore (Video)

Sulmuesi anësor spanjoll, Jose Callejon ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos.

Napoli është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Sassuolos në San Paolo, takim ky i vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit italian, Serie A.

Lexo po ashtu Callejon: Napoli beson në Scudetto

Në këtë ndeshje është shënuar një gol i bukur, i cili jo shpesh shihet në fushat e blerta.

Callejon po kalon formë të mirë te Napoli që nga transferimi nga Real Madridi (Getty Images)

Protagonist i këtij goli ishte spanjoll, Jose Callejon, i cili ka shënuar nga rivënia këndore.

Callejon ka goditur mjeshtërisht topin nga rivënia këndore, ndërsa intervenimi i portierit kundërshtar lë për të dëshiruar. /Telegrafi/