Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon ka thënë se klubi besojmë në Scudetto dhe besojmë se udhëtimi për t’u përballur me Juventusin do të jetë patjetër vendimtare.
Napoli dhe Juventusi janë mbyllur në një duel për titullin, me napolitanët që aktualisht janë një pikë mbi kampionët.
Udhëheqja e Serie A që nga fillimi i sezonit i ka jep besim lojtarëve të Napolit dhe Callejon beson se në fund skuadra mund ta fitoj titullin kampion.
“Ne besojmë në Scudetto”, ka thënë fillimisht Callejon për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Tani vjen pjesa e vështirë. Ne duhet të mbajmë stërvitjen se çfarë të bëjmë dhe pasi jemi të parët do të vazhdojmë të bëjmë mirë gjërat”.
“Ne duam të qëndrojmë të parët deri në fund. Ne u kemi thënë të rinjve se pjesa më e vështirë e sezonit ende s’ka ardhur, ndeshjet të cilat janë të ngarkuara me presion”.
“Ne shpresojmë të festojmë në fund të sezonit. Ndeshja kundër Bianconerëve më 22 prill do të jetë patjetër vendimtare. Ne duhet të qëndrojmë të qetë”.
“Trajneri [Maurizio Sarri] na jep besimin për të luajtur ashtu. Ne duhet ta falënderojmë atë dhe stafin e tij për atë që po bëjnë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/