Telegrafi

CAKTOJINI KOORDINATAT PËR NË ZEMRËN E DIELLIT

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, kënga “Set the Controls for the Heart of the Sun”, albumi “A Saucerful of Secrets”, 1968)
Përktheu: Agron Shala

Dalëngadalë nata po bie
Njehim gjethet që në agim dridhen
Zambakët te njëri-tjetri me mall përkulen
Nën një strehë çatie dallëndyshja struket

Caktojini koordinatat për në zemrën e Diellit

Matanë malit vëzhguesin e vëzhgoj
Shuaj errësirën, hardhinë e zgjoj
Një kut dashurie është sa një kut hije
Dashuria është hija ku vena piqet

Caktojini koordinatat për në zemrën e Diellit
Zemrën e Diellit, zemrën e Diellit

Shihe njeriun që murit i çirret
Pyetjet për Parajsë tek formulon
A do të bie sot Dielli kur perëndon?
A do t’i kujtohet mësimi ç’është të dhurosh?

Caktojini koordinatat për në zemrën e Diellit
Zemrën e Diellit, zemrën e Diellit