Finalja e vitit 2018 në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Anëtari i Komitetit ekzekutiv të UEFA-s, Frantisek Laurinec, e ka konfirmuar vendimin, pas një viti negociatash.
Vetëm një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror 2018 në Rusi, Ukraina do të jetë nikoqir i duelit më të madh për klube.
Kjo do të jetë finalja e sezonit 2017/2018, ndërkohë që sapo kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të fazës grupore të sezonit 2016/2017.
Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në Millennium Stadium në Cardiff. /Telegrafi/