Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka caktuar gjyqtarin për takimin e ndeshjes më interesante çerekfinale mes Gjermanisë dhe Italisë
Hungarezi Viktor Kassai do drejtojë ndeshjen Gjermani – Itali, për çerekfinalet e Euro 2016, të shtunën në orën 21:00 në Bordeaux.
Kjo është bërë e ditur nga UEFA. Gjyqtarë anësorë do të jenë hungarezet Gyorgy Ring e Vencel Toth, gjyqtarë të linjës Tamas Bognar e Adam Farkas, ndërsa polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtar i katërt.