Telegrafi

Caktohet data se kur zhvillohet ndeshja ndërmjet United dhe Burnemouth

Ndeshja e fundit sezonale e Manchester Unitedit me Bournemouthin është ricaktuar të luhet ditën e martë (17 maj).

Ndeshja është dashur të zhvillohej të dielën, mirëpo u anulua nga dyshimet për ekzistimin e një bombe në Old Trafford.

Stadiumi i evakuua dhe u futën qentë për të kërkuar eksplozivin, të cilin më pas e largoi ekipi i ekspertëve.

Djajtë e Kuq kanë shpresuar që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por kjo shpresë tashmë është shuar pas barazimit të Manchester Cityt.

Unitedi duhet të fitojë me 18 gola diferencë ndaj Bournemouthit që të sigurojë pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane. /Telegrafi/