Telegrafi

Caktohen datat e gjysmëfinaleve në Kupë

Është caktuar orari për ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën e 29 marsit, me fillim nga ora 14:00.

Llapi dhe Besa shihen si favoritë për të luajtur në finale.

Të dy skuadrat ndeshjet e para i luajnë si mysafirë me Drenicën dhe Trepçën.

Finalja do të luhet në stadiumin Adem Jashari. /Telegrafi/

E mërkurë, 29 mars

14.00  Drenica-Llapi

14.00  Trepça-Besa