Zyrtarisht ka filluar sezoni i dietave të para Vitit të Ri, pra kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt. Çajet për dobësim gjithmonë janë aktualë.
Nuk ka nevojë të blini çaje për dobësim, kur mund t’i bëni vetë më të mirë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Përgatitja e çajeve për dobësim:
Përzieni një sasi të barabartë të rozmarinës, hithrave, lulequmështores, mështeknës (Betula alba), hjeksës së fushave (Equisetum aruvense), maraqit, gjethe dielli (Plantaginacea) dhe qitni në një enë.
Përdorimi: Qitni tri-katër lugë supe në një litër ujë të vluar, mbyllni me kapak, lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe kullojeni.
Këshillë: Pini një litër të kësaj përzierjeje çaji në ditë bashkë me 1 filxhan çaji të gjelbër.
Për dobësim mund të përdorni edhe çajin nga hithrat.
Një-dy lugë çaji të fletëve të thata të hithrave qitni në 250 ml ujë të vluar. Lërini të qëndrojnë 5 minuta dhe kulloni.
Kjo është e mjaftueshme për një filxhan çaj. Pos që do të dobësoheni, trupi juaj do të përjetojë rilindje të plotë për shkak të pirjes së çajit të hithrave.
Çaji i pashmangshëm për dobësim është çaji i gjelbër. Çaji i gjelbër ndihmon me rastin e humbjes së peshës trupore me pirje të rregullt të këtij çaji.
Përdorimi: Çaji i gjelbër zakonisht merret në doza prej 300 – 400 mg polifenol (substancë aktive në çajin e gjelbër) në ditë. Një filxhan çaj përmban 50 – 100 mg polifenol.
Këshillë shtesë: Nëse vendosni që të dobësoheni me ndihmën e çajit, patjetër rregulloni edhe ushqimin.
Pirja e sasisë së madhe të çajit kërkon zvogëlim të pirjes së kafes apo eliminim i tërësishëm të saj. Çaji përmban kofeinë, pra nëse pini akoma edhe kafe, trupi juaj do të pësojë shok. /Telegrafi/